E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me krerët e komunave: Qeveria, plan mikrokrediti

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi nje takim ne Tirane me te gjithe kryekomunaret e vendit per te diskutuar me ta ceshtje kryesore me te cilat perballet pjese komunitet ne kete nivel qeverisje. Sipas shefit te qeverise pas nderhyrjes ne permiresimin e infrastruktures ne te gjitha komunat e vendit varferia eshte nje tjeter problem shqetesues i cili kerkon angazhim maksimal.

"Le të vendosim së bashku për një kapitull të ri dhe një luftë të ashpër e të vendosur kundër varfërisë. Të dashur kryetare e kryetarë komunash, askush nuk e ka më shumë në dorë se ju këtë betejë dhe unë ju garantoj se qeveria do të qëndrojë fuqishëm prapa jush. Ju e njihni mirë territorin e komunave tuaja dhe unë e njoh. Kudo që shkoj, në çdo vend, unë konstatoj potenciale të mëdha të pazhvilluara, potenciale të mëdha të pashfrytëzuara.", tha kryeministri Berisha.

Kryeministri i premtoi drejtuesve te komunave se do t’u jepen te gjithe kompetencat e duhura. Ai foli edhe per shpalosjen e nje plani mikrokrediti ne menyre qe projektet te mos mbeten vetem ne dore te buxheteve lokale apo grantit te kushtezuar qe qeveria akordon per ta cdo vit nga buxheti i shtetit. Shefi i qeverise i kerkoi me tej komunareve qe te jene me te kujdesshem ne mbrojtjen e mjedisit.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›