Anglia kthehet në shtëpipas disfatës në Botëror
LONDER-Kombëtarja angleze ka mbërritur në shtëpi pas disfatës 4-1 me Gjermaninë në të tetat e finales së Botërorit. Ish-kapiteni Devid Bekham ishte i pari që zbriti nga avioni në aeroportin Hithrou, i ndjekur nga kapiteni aktual Stiven Xherard. Futbollistët janë parë të mërzitur për dështimin e radhës në një nga kompeticionet e mëdha, ndërsa këto dy ditë kanë përjetuar sulmet e vazhdueshme të mediave për një skuadër që u eklipsua nga gjermanët në një prej sfidave më të rëndësishme të Botërorit. E nisur si një nga favoritet kryesore, Anglia tregoi paraqitjen më të keqe në një Kupë Bote që prej vitit 1950, kur ajo u mund nga një skuadër e panjohur si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë do të pritet Europiani i vitit 2012, ndërkohë që futbollistët presin të mësojnë të ardhmen e Fabio Kapelos, një trajner i ardhur me shumë bujë, por që nuk mundi të kthente dot yjet britanikë në një skuadër fituese.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)