E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobat, ligji miratohet sërish në Kuvend

 

Komisioni i Ligjeve miraton ligjin e gjobave, që është pjesë e ligjit të "Procedurave Tatimore"

Hiqet neni për pagimin e 15% të gjobave, mbetet pagesa 100% e detyrimit parapagim

Kjo do të thotë se në praktikë, gjendja nuk ndryshon, me përjashtim të një lehtësimi mjaft të vogël financiar për biznesin, që në çdo rast do t'i duhet të paguajë detyrimin e pretenduar të institucioneve fiskale. Detyrim që, duke qenë i paprovuar, është "gjobë" e mirëfilltë.

Si asnjëherë tjetër, tashmë, kemi çmime të përcaktuara përsa i përket banesave në të gjithë vendin, trojeve dhe tokave bujqësore, njëkohësit janë publikuar edhe rreth 4 mijë çmime produktesh të ndryshme që përdoren apriori nga ana e Administratës Tatimore, në kohën kur kontrollohen bilance apo realizohen rivlerësime tatimore.

Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues ligjin për parapagimin 15 për qind të gjobës, përpara se një biznes të shkojë në gjykatë. Por biznesi ka deklaruar se një rregullim i tillë ligjor është një përfitim tepër i vogël për sipërmarrjen. Përfundimi nga ky akt del pasi biznesi, edhe pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të fituar të drejtën e natyrshme të ankimimit në gjykatë për pretendimet e pavërtetuara të institucioneve të fiskut, i duhet të paguajë paraprakisht detyrimin e pretenduar dhe të pavërtetuar nga një trupë asnjanëse e pavarur gjyqësore. Kjo do të thotë se në praktikë, gjendja nuk ndryshon, me përjashtim të një lehtësimi mjaft të vogël financiar për biznesin, që në çdo rast do t'i duhet të paguajë detyrimin e pretenduar të institucioneve fiskale. Detyrim që, duke qenë i paprovuar, është "gjobë" e mirëfillte. Duke marrë si shembull vendet anëtare të BE-së, duhet që të ndërtohet dhe të fillojë sa më shpejt punën Gjykata Administrative, e pavarur nga ekzekutivi dhe profesionale, që do të duhet të gjykojë dhe të japi vendimin për përballjet biznes-shtet. Shoqatat e biznesit bëjnë të ditur se ka gjobitje të të gjitha madhësive për biznesin nga institucionet e fiskut, që e kanë burimin pikërisht nga sistemi i referencave të paravendosura nga ekzekutivi, në mjaft raste, krejtësisht të ndryshme nga gjendja e vërtetë në treg.

***

Por në ligjin "Për Procedurat Tatimore" nuk është vetëm pjesa e gjobave që cenon të drejtat e biznesit. Një nga problemet më të mëdha të sistemit tatimor shqiptar ,që ka dalë në pah pas ardhjes në pushtet të qeverisë së djathtë, është sistemi i referencave. Duke vendosur referenca për të gjitha çmimet në treg, administrata fiskale i ka kthyer këto vendime në burimin kryesor të gjobave. Si asnjëherë tjetër, tashmë, kemi çmime të përcaktuara përsa i përket banesave në të gjithë vendin, trojeve dhe tokave bujqësore, njëkohësit janë publikuar edhe rreth 4 mijë çmime produktesh të ndryshme që përdoren apriori nga ana e Administratës Tatimore, në kohën kur kontrollohen bilance apo realizohen rivlerësime tatimore. Në ligjin e ri të Procedurave Tatimore, vlerësimi me metoda të tërthorta është kthyer në një nga pjesët kryesore të këtij drafti. Teorikisht, Shqipëria është një vend i tregut të lirë, ku marrëdhëniet ekonomike vetërregullohen, ku çmimet përcaktohen nga tregu, etj. Por këto koncepte duket se nuk janë fort të qarta për qeveritë. Vazhdimisht, gjatë kohës së tranzicionit, ka patur tentativa të forta nga ana e autoriteteve për të vendosur mekanizma mbikëqyrës, duke filluar nga "normat referuese të fitimit" te "pagat referuese", "numri referues i të punësuarve në kompani" dhe së fundmi, "çmimet referuese". Por propozimet e fundit, të cilat u miratuan dje në Komisionin parlamentar të Ligjeve, shkojnë përtej çdo limiti. Ligji i ri, i kthen tatimet në institucion hetimor, me fuqi ligjore të thërrasë njerëz për t'u marrë në pyetje, qofshin edhe punonjës të thjeshtë kompanie apo njerëz të paautorizuar për të folur nga kompanitë nën hetim. Ndryshimet i japin të drejtë Tatimeve të sekuestrojnë llogaritë bankare të tatim-paguesve pa një vendim gjykate, dhe jo vetëm të biznesit, por edhe llogaritë personale të pronarit apo ortakëve të biznesit, llogari që mund të mos kenë fare të bëjnë me biznesin nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›