Gjobat ndaj biznesit, Dollapi: Janë kamatvonesa, zero tolerancë ndaj debitorëve
Një ditë pasi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë denoncoi publikisht gjobat abuzive deri në mbi 1 milionë lekë të reja, që sipas saj kompania ‘CEZ Shpërndarje’ po u vendos sipërmarrjeve private, vjen edhe reagimi nga administratori shtetëror Sait Dollapi. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj, Dollapi hodhi poshtë pretendimet për lëshim me vonesë të faturave nga CEZ dhe llogaritjen e tyre si kamatvonesa. Sipas tij gjobat që përmendi zoti Nikolin Jaka nuk janë asgjë tjetër vecse detyrime ligjore, pra kamatvonesa që vinë për shkak të mospagesës në kohë nga biznesi të faturës së energjisë elektrike.
Ajo që u deklarua dje nga zoti. Jaka nuk është për mbifaturimet, por mbi detyrimet. Kjo ska të bëjë me gjobat, kamatat janë detyrime ligjore që vinë për shkak të mospagesës së faturës në kohën e duhur. Aktualisht kemi vetëm 11 kompani që kanë paraqitur kërkesat e tyre. Këto do shqyrtohen dhe do tu jepet përgjigje ligjore. Por 11 ankesa në 140 000 kontrata me biznesin nuk është ndonjë shifër alarmante. Ne do jemi korrekt ndaj biznesit ashtu sic edhe biznesi dueht të jetë i tillë, këtu kam parasysh që të mos bëjnëndërhyrje në sistemin e matjes. Në të kundërt ne do procedojmë me masa shtrënguese, si për bizneset ashtu edhe me konsumatorët e thjeshtë, familjarë tha ai.
Referuar furnizimit me energji të zonave bregdetare përgjatë sezonit veror, Dollapi tha është garantuar furnizim normal me përjashtim të ndonjë avarie apo përkeqësim të motit, defekte të cilat janë riparuar në kohë rekord. Sa i përket importimit, ai tha se janë marrë të gjitha masat për muajin gusht, ndërsa janë hapur proçedurat nga kompania për shtatorin.
“Kemi arritur ti garantojmë furnizim normal të gjithë zonës turistike, ky ka qenë dhe objektivi ynë. Kjo u pa dhe nga masat që kompania mori, bëmë ndërhyrje në Ksamil, zona të Shkodrës e me radhë, të cilat dhanë efektin e tyre. Me përjashtim të ndonjë avaraie, apo probleme për shkak të motit, furnizimi ka vijuar normalisht. Jo vetëm në bregdet, por dhe gjithë Shqipërinë nuk kemi probleme me energjinë. Kompania ka realizuar furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Ne kemi një detyrim ligjor, jemi të detyruar të importojmë energji për mbulimin e humbjeve që janë në rrjetin shpërndarës, pa ndikuar negativisht në regjimin e kaskadës së Drinit. Kemi marrë të gjitha masat për muajin gusht, kemi hapur proçedurat për muajin tjetër” u shpreh Dollapi.