E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, dajë dhe nip goditen nga rrufeja, humb jetën 23-vjeçari

Dajë dhe nip janë goditur nga rrufeja pasditen e sotme në Pogradec, ku fatkeqësisht ka gjetur vdekjen ky i fundit. Ngjarja u shënua në fshatin Carevë , ku Denis Alinji 23 vjeç dhe Ramadan Lushka 53-vjeç, ndërsa ndodheshin në një pyll për të mbledhur dushk janë goditur nga rrufeja.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Alinji, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe 53-vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se vendin e ngjarjes kanë qenë edhe persona të tjerë, të cilët janë mundur ti japin ndihmën parë dy të afërmve, por fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›