E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë 100 mln lekë djalit të ish-deputetit, pranga autorit

Duraku jeton në Tiranë dhe është biznesmen i fuqishëm në dy dekadat e fundit.

Gjobvënia i është vënë me telefon, teksa pak ditë më parë, automjeti i tij u shkatërrua në qytetin e Sarandës para hotelin që familja Duraku zotëron. Makina luksoze u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi i tritolit, teksa autorët ende nuk dihen.

Sipas policisë, Edmir Durakut, 26-vjeç, i vjen një sms në telefon ku i kërkon 100 milionë lekë të vjetra. Policia e Tiranës ka regjistruar rastin dhe se person i dyshuar është shtetasi Kreshnik Ymeri. Pas hetimeve, policia e ka arrestuar shtetasin në fjalë, i cili është nga Kukësi dhe banon në Tiranë.

Hedhja në erë e automjetit luksoz

Dhjetë ditë më parë, automjet tip Benz Mercedes Class 250 me targa të Tiranës, u hodh në erë në qytetin e Sarandës nga persona të paidentifikuar. Automjeti ndodhej pranë vilës “Duraku”, një nga komplekset turistike më të njohura në qytetin jugor të vendit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të datë 13 gusht. Policia nisi hetimet në vendin e ngjarjes, ku u dol paraprakisht në konkluzion se ngjarja nuk kishte për qëllim eliminimin e djalit të familjes Duraku. Megjithatë, që prej asaj dite ngjarja ende nuk është zbardhur. /Start/

                                                                                             2012-08-24 09:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›