Kriza greke, Merkel takohet me Hollande

Sipas disa burimeve zyrtare gjermane, thuhet se ky takim, që do të mbahet në darkë, ka për qëllim kapërcimin e divergjencave që kanë dy liderët lidhur me krizën e euros.
“Ky takim mes kancelares gjermane dhe presidentit francez përbën një etapë të re të baletit diplomatik në të cilin mund të vendoset një lehtësim i kushteve për të ndihmuar Greqinë në këmbim të rimëkëmbjes së saj financiare”, theksuan burimet zyrtare gjermane.
“Të dy politikanët duhet të takohen për një darkë zyrtare. Nuk parashikohet asnjë konferencë e përbashkët shtypi”, shtuan burimet.
Më parë gjatë ditës u raportua se kryeministri grek, Antonis Samaras, do të takohej me të dy lederët, por nuk ishte e qartë nëse bëhej fjalë për sot apo për nesër.
Greqia, që ka hyrë në vitin e pestë të recesionit, duhet të kursejë 11,5 miliardë euro përmes shkurtimeve buxhetore drastike dhe reformave strukturore, për realizimin e të cilave ajo ka kërkuar disa vite kohë./Start/
2012-08-23 20:13