E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë 5 firmat e ndertimit, ishin pa leje mjedisore

 

KORÇË- Janë gjobitur firmat e ndërtimit të superstradës Korçë-Qafë Plloçë. Nuk kishin leje mjedisore për ndërtimin e rrugës. Aksioni është ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit, Korçe. Përfaqësues të këtyre institucioneve kanë kontrolluar dokumentacionin për të parë nëse rezulton i plotë. Por firmat nuk kanë qenë të pajisura me leje mjedisore që u ka kushtuar atyre 500 mijë lekë të reja gjobë. Kjo sepse gjatë ndërtimit të superstradës Korçë- Qafë është ndotur mjedisi në një masë të madhe. Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Dritan Arapi ka paralajmëruar se ato duhet të pajisen me leje mjedisore në mënyrë të menjëhershme, pasi në të kundërt do të pezullohet aktiviteti.

****

Janë pesë firma që kanë marrë përsipër ndërtimin e superstradës Korçë- Qafë Plloç. Firmat në fjalë janë ‘Eurostar’, ‘Euroteorema’, “Eurin” dhe “Get”. Që të gjitha firmat kanë rezultuar pa leje mjedisore. Projekti për ndërtimin e rrugës ka pesë muaj që ka filluar dhe gjatë kësaj kohe firmat nuk kanë qenë në rregull me ligjin duke shkaktuar dëme në mjedis. Ato kanë marrë paralajmërim për pajisjen sa më shpejt të lejes mjedisore pasi në të kundërt do t’u pezullohet aktiviteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›