E Shtunë, 31 Tetor 2026

Express, Mohimi i datave të shënuara, zhvendosje nga tabani kombëtar kosovar

 

E përditshmja kosovare Express shkruan në një artikull të saj për heqjen e datës së 28 nentorit si festës kombëtare të propozuar nga kuvendi kosovar. Artikulli viojn si më poshtë:

Mohimi i datave të shënuara të popullit shqiptar nga ana e Qeverisë së Kosovës janë tendencë për t'u zhvendosur Kosova nga tabani kombëtar. Nuk ka edhe një vend tjetër (ndodh vetëm me ne, në Kosovë), ku institucionet e tij të ndjehen krenarë, pikërisht në momentin kur i braktisin hapur vlerat kombëtare dhe historike të popullit të vet. U hoqën nga kalendari: 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar, festa më e madhe e kombit shqiptar; 5,6,7 Marsi - Epopeja e UÇK-së; 7 marsi - Dita e shkollës së parë shqipe ose siç e quajmë, Dita e Mësuesit; 5 Maji - Dita e dëshmorëve të kombit; l0 Qershori - Dita e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, etj. Çka mbeti në kalendarin e festave: festa fetare, ndërkombëtare dhe asgjë nga festat kombëtare shqiptare. Veprimet e një qeverie që heq dorë nga kujtesa e vet kombëtare, nga festat e veta, që gërshetojnë gjërat më të shenjta të kombit të saj, absolutisht e shndërrojnë atë në një qeveri antikombëtare. Andaj edhe veprimet e përmendura janë disa nga dëshmitë e largimit të Qeverisë së Kosovës nga përkatësia kombëtare. E terë kjo në emër të zotimit për të përmbushur Paketën e Ahtisaarit, e cila Kosovën e trajton si vend multietnik, multikulturor dhe multifetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›