E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjobë 5000 deri në 15 000 lekë për mospërdorim të rripit dhe sediljes për fëmijët deri në 12 vjeç

Drejtuesit që nuk përdorin rripin e sigurisë dhe sediljen e posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç, do të gjobitet nga 5000 deri në 15 000 lekë.

Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në rregullore shënohet se  “kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj” .

Masat vijnë me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›