E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Studentët në Durrës me dy diploma, “Aleksandër Moisiu” marrëveshje me ˈLa Sapienzaˈ dhe ˈCote d’Azurˈ

Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ofron diploma të dyshishta, një në ciklin e parë të studimeve Bachelor në degën Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me Universitetin “La Sapienza” të Romës, Itali dhe një në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në dëgën Administrim Publik me Universitetin e Nicës, “Cote d’Azur”në Francë.

Përgjegjësja e Departamentit Administrim Publik, Gentiana Kraja, e vlerëson si mundësi të shkëlqyer për studentët që në përfundim të ciklit të studimeve kanë në xhep diploma që njihen në rang botëror me mundësi të mëdhaja punësimi në treg.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve bashkëpunimi, funksionon edhe këmbimi i studentëve me Universitetin La Sapienza në Romë apo në Universitetin e Nicës.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›