Gjobe 9 biznesmeneve Dritan Dajti nen hetim. Nis verifikimi pasuror

TIRAN- Dritan Dajti njeriu i akuzuar per vrasjen e kater policeve dhe nje mikut te tij po hetohet edhe nga prokuroria per gjobevenie VIP. Krimet e Renda kane nisur hetimin pas materialeve te referuar nga policia dhe Sherbimi Informativ Shteteror por ende nuk kane gjetur bashkepunimin e biznesmeneve qe pretendohet se jane gjobitur. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes te cilet theksuan se jane po dy prokuroret Eugen Beci dhe Ardian Nezha qe ngriten akuzen e vrasjes se pesefishte ndaj Dajtit ata qe kane marre ne dore hetimin per akuzen e gjobevenies. Sipas ketyre burimeve mesohet se procedimi penal per akuzen e Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie e kryer ne bashkepunim mban nr.62/2 te regjistruar kohe me pare ndaj Dajtit pas informacioneve operative te sjella nga Drejtoria e Policise ne kryeqytet dhe Sherbimi Informativ Shteteror SHISH.
Me regjistrimin e ketij procedimi burimet nga prokuroria konfirmuan se jane marre ne pyetje nente biznesmene te ndryshem. Mes tyre ndertues te njohur pronare tokash dhe tregtare e koncesionare te ndryshem ne vend. Mesohet se asnjeri nga keta persona qe tashme jane marre ne pyetje nga dy prokuroret e ceshtjes nuk ka pranuar se eshte gjobitur apo te kene paguar ndonje shume te ndryshme parash tek i kerkuari Dritan Dajti para arrestimit te kryer me 7 gusht 2009 ne Durres.
Me ngjarjen e ndodhur ne Durres ku u arrestua pasi u plagos Dritan Dajti menjehere ndaj tij nisen hetimet dhe me pas perfunduan duke derguar dosjen ne gjyq per vrasjen e kater efektiveve te policise dhe nje shtetasi tjeter qe ishte shoqeruar me kunatin e te pandehurit te arrestuarin Ergest Xhoxhi. Por pas perfundimit te hetimit per vrasjet dosja per plagosjen e Dajtit gjate operacionit per arrestimin e tij u nda dhe u dergua per kompetence ne Prokurorine e Durresit per gjetjen e autoreve. Dosje kjo qe u pushua per mungese provash-thuhet nga prokuroria.
Por ndryshe nga cfare pohojne biznesmenet materialet e policise dhe Sherbimit Informativ Shteteror tregojne per nje aktivitet te madh te Dajtit si gjobevenes. Per rreth dy vjet SHISH dhe me pas policia kane punuar ne menyre operative per te mbushur dale nga dale dosjen Dajti. Kjo dosje permban informacione konfidenciale dhe materiale te mbledhura nga agjentet e SHISH ne terren dhe tashme ndodhet ne duart e prokurorise. Por ligji pengon perdorimin e materialeve operative te SHISH-it si prova dhe per kete arsye i duhet prokurorise qe te provoje pohimet e agjenteve sekrete.
Me ardhjen e informacioneve prokuroria ka nisur hetimet duke kryer nje sere veprimesh procedurale ndaj te pandehurit Dritan Dajti te cilit ende nuk i eshte komunikuar ndonje rast apo akuze konkrete per te cilen prokuroria te kete siguruar prova te mjaftueshme-thuhet nga burimet zyrtare. Avokatet e te pandehurit Dajti te pyetur per hetimin e nisur ndaj tij u shprehen Ne nuk kemi informacion zyrtar per kete ceshtje.
Te gjitha pronat qe gjenden ne emer te tij apo te familjareve te tjere do sekuestrohen
Prokuroria nis hetimin pasuror per Dajtin
Mbi bazen e ligjit Antimafia Prokuroria per Krime te Renda ka nisur procedimin pasuror ndaj te pandehurit Dritan Dajti dhe pjesetareve te ngushte te familjareve te tij. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku sipas tyre hetimi pasuror ka filluar pasi Dajti dyshohet per akuzen e gjobevenies. Ndaj shtetasit Dritan Dajti tashme kane nisur hetimet pasurore pasi ndaj tij po zhvillohen hetimet per dyshimin e kryerjes se vepres penale te Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie e kryer ne bashkepunim e njohur ndryshe si gjobevenie. Kete veper penale dyshohet se i pandehuri Dajti e ka konsumuar gjate kohes kur ai ndodhej ne kerkim nderkombetar duke i marre ne forme gjobe nente biznesmeneve te ndryshem shuma te konsiderueshme parash kundrejt mos ekzekutimit te pjesetareve te familjes se tij-thane burimet e grupit hetimor. Po sipas ketyre burimeve jane nisur tashme ne adresa te te gjitha bankave te nivelit te dyte ne vend shkresa ku i kerkohet ne menyre analitike te dhena per posedimin apo jo te llogarive apo depozitave bankare qe ndodhen ne emer te te pandehurit apo pjesetareve te ngushte te familjes se tij. Po ky lloj informacioni eshte kerkuar edhe nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne vend per te evidentuar pronat dhe pasurite qe mund te disponoje i pandehuri Dajti dhe pjesetaret e tjere te familjes qe parashikohen ne ligjin Antimafia. Sipas prokurorise nese konstatohen prona llogari apo depozita bankare te cilat nuk do te justifikohen nga familjaret dhe vete i pandehuri Dajti ato do te sekuestrohen.
Dajti ne gjyq per vrasjen e 4 policeve
Dritan Dajti prane Gjykates per Krime te Renda po gjykohet per akuzen e vrasjes se policeve Fatos Xhani Kastriot Feskaj Sajmir Duckollari Altin Dizdari shokun e kunatit tet tij shtetasin Ledjon Mara si dhe plagosjen e nje kalimtari adoleshent me inicialet F.SH. Ngjarje kjo e ndodhur rreth mesdites ne zonen e plazhit ne Durres ku efektivet e policise gjate operacionit per arrestimin e te shume kerkuarit Dajti ky i fundit thirrjeve per tu dorezuar i eshte pergjigjur me zjarr duke qelluar drejt agjenteve te policise. Dajti eshte denuar ne vitin 2004 me 20 vjet burg per vrasjen e nje ndertuesi me emrin Agim Beqja ndersa ne vitin 2005 u denua edhe me 9 vite burg per arratisjen nga ambientet e Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane.