E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Olldashi paralajmeron pezullimin e planit te pergjithshem rregullues te Tiranes

14-11-2010 / Gazeta 55

Plani klientelist dhe jashte standardeve te kerkuara


Tirana do kete nje plan te pergjithshem rregullues ndryshe nga ai qe ka vendosur Bashkia e kryeqytetit. Keshtu u shpreh dje ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi sipas te cilit ne projekt planin ekzistues per kryeqytetin nuk jane zbatuar standardet e kerkuara. Kete deklarate kreu i transportit Olldashi e beri gjate prezantimit te planit per zhvillimin e bregdetit te jugut. Ministri Olldashi tha se qeveria eshte e vendosur te zbatoje te njejtat rregulla strikte te zhvillimit te bregdetit te jugut edhe ne Tirane. Ai sulmoi menyren sesi pasqyrohet zhvillimi i kryeqytetit ne planin e pergjithshem qe sipas tij orientohet drejt interesave te personave te lidhur me Kryetarin e bashkise Rama. Ne prezantimin e botimit qe permban planin e zhvillimit te bregdetit te jugut Olldashi tha se eshte nje produkt me rregulla te qarta per zhvillimin e kesaj zone bazuar ne standarde te transparences duke perfshire mendimin e qytetareve dhe perfaqesuesve te pushtetit lokal sikunder standardin profesional. Ne kete pike ministri Olldashi tha se per kete plan kane punuar 2 administrata ku ajo pararendese socialiste kerkoi qe ne pak se tre muaj te perfundoje planin qe do te pasqyronte ne te dukshem interesa klienteliste. Nje fakt qe e konfirmoi dhe nje prej eksperteve te angazhuar ne hartimin e planit aktual ne zbatim Jamarber Malltezi. Ai tha se fillimisht u tentua te viheshin ne rrezik vlerat ekologjike turistike e kulturore te bregdetit te jugut. Ne menyre kronologjike puna per hartimin e planit per zhvillimin e bregdetit ka nisur ne shkurt te vitit 2005 nga qeveria socialiste e cila kontraktoi per kete nje firme kroate qe ne krye te dy apo tre muajve duhet te paraqiste zonat prioritare turistike. Dokumenti u konstatua se krijonte zona zhvillimore selektive. Per kete arsye ne vitin 2006 nderpritet kontrata me firmen e pare duke kontraktuar nje vit me vone nje konsorcium britaniko-austriak per hartimin e planit qe perfshiu periudhen shtator 2007-shkurt 2008.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›