E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobondi per vitin 2011-te 500 milione euro reflekton stabilitetin e ekonomise shqiptare

14-11-2010 / Gazeta 55

Vitin e ardhshem qeveria shqiptare do te emetoje Eurobondin me te madh deri me tani duke arritur ne 500 milione euro. Permes nje interviste per agjencine ekonomike te lajmeve Bloomberg Berisha ka deklaruar se qeveria do kerkoje per te rritur vleren e Eurobondit aktual nga 300 milione euro ne 500 milione euro. Vitin e ardhshem ne do te shkojme ne tregjet e euros sepse ne do te deshironim qe bankat tona te kene hapesire per te financuar sektorin privat dhe do te kthehemi ne treg ne kohen me optimale ka deklaruar kryeministri. Sipas kreut te qeverise me kete nisme synohet te lehtesohen ndjeshem bankat qe operojne ne Shqiperi nga kreditimi. Ne dalim per here te dyte ne tregun nderkombetar te kapitaleve me nje Eurobond. Fondet qe do te perfitohen nga ky borxh i ri do te perdoren per te likuiduar detyrimet e meparshme si dhe per te realizuar investimet e parashikuara ne rruge ura dhe hekurudha vitin e ardhshem ka theksuar Berisha. Agjencia e lajmeve ekonomike Bloomberg ka vene ne dukje gjate shkrimit per Shqiperine se vendi pergjate Adriatikut me nje popullsi prej 3 milione banoresh i cili po perpiqet te behet kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian shiti bonot e tij te pare ne euro me 28 tetor ne vleren prej 300 milione me nje interes vjetor prej 7.5 per qind. Nderkaq artikulli shton sesi qeveria shqiptare ka bere dhe po ben perpjekje maksimale per te mos lejuar rritjen e borxhit publik. Duke cituar kryeministrin Berisha Bloomberg thote se investimet e shumta ne infrastrukture te domosdoshme keto bejne te mundur qe ulja e tij te mos jete shume e ndjeshme. Nje gje eshte e sigurt ne nuk do te lejojme borxhin tone te shkoje pertej 59 kufirit per qind. Une nuk besoj se ka rrezik per nje rritje te borxhit por ne rast se kjo ndodh ne do te nderhyjme. Ne do te donim qe ai te ishte ne vlere me te ulet por edhe jemi te detyruar nderkaq qe te investojme ende ne rruge dhe infrastrukture pasi kjo eshte me rendesi jetike ka pohuar kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›