Gjobë një tregtari shumice, shpallen në kërkim autorët
Rikthehen gjobat ndaj biznesit
në kryeqytet, por
policia ka zbuluar një nga
gjobëvënësit dhe e ka shpallur
në kërkim. Bëhet fjalë për një
gjobë të vënë ndaj një tregtari në
Kombinat, i cili nuk u ka besuar
veshëve, kur ka dëgjuar urdhrin e
një të njohuri të tij, për t‘i dhënë
lekët. Ngjarja ka ndodhur dy
ditë më parë në kryeqytet dhe
policia tashmë ka shpallur në
kërkim njërin nga dy autorët e
kësaj ngjarjeje, ndërkohë që po
punohet edhe për identifikimin
e personit tjetër. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se të mërkurën
paradite, është paraqitur
në Komisariatin nr. 6, tregtari
Kujtim Helmi, 51 vjeç, i cili ka
deklaruar se e kishin kërcënuar
me jetë që të jepte dy mijë euro.
Oficeri i policisë gjyqësore ka
njoftuar menjëherë eprorët e
tij, të cilët kanë vendosur nisjen
e një procedimi penal për këtë
rast. Sipas të dhënave hetimore,
tregtari ka deklaruar se ishte
takuar me një të njohurin e
tij, që quhet Gazmend Hamidi,
50 vjeç. Ky i fundit i kishte
kërkuar rreth 200 mijë lekë pa
asnjë arsye, duke deklaruar se
përndryshe do ta vriste ose do
t‘i shkatërronte biznesin. Sipas
dëshmisë së tregtarit, në fillim
kishte menduar se ishte shaka,
pasi i njohuri i tij ishte bashkë
me një person tjetër. Madje, për
këtë i ka deklaruar Hamidit se do
të njoftonte policinë, por ai është
shprehur se nuk pyeste për njeri.
Në këto kushte, tregtari 51-vjeçar
ka vendosur të shkojë në polici
dhe të deklarojë se çfarë i kishte
ndodhur. Policia tha se tashmë
ka shpallur në kërkim Hamidin,
ndërkohë që po punon për identifikimin
e personit tjetër, pasi
dyshohen për "shtrëngim për
dhënie pasurie".
në kryeqytet, por
policia ka zbuluar një nga
gjobëvënësit dhe e ka shpallur
në kërkim. Bëhet fjalë për një
gjobë të vënë ndaj një tregtari në
Kombinat, i cili nuk u ka besuar
veshëve, kur ka dëgjuar urdhrin e
një të njohuri të tij, për t‘i dhënë
lekët. Ngjarja ka ndodhur dy
ditë më parë në kryeqytet dhe
policia tashmë ka shpallur në
kërkim njërin nga dy autorët e
kësaj ngjarjeje, ndërkohë që po
punohet edhe për identifikimin
e personit tjetër. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së
Tiranës bënë të ditur se të mërkurën
paradite, është paraqitur
në Komisariatin nr. 6, tregtari
Kujtim Helmi, 51 vjeç, i cili ka
deklaruar se e kishin kërcënuar
me jetë që të jepte dy mijë euro.
Oficeri i policisë gjyqësore ka
njoftuar menjëherë eprorët e
tij, të cilët kanë vendosur nisjen
e një procedimi penal për këtë
rast. Sipas të dhënave hetimore,
tregtari ka deklaruar se ishte
takuar me një të njohurin e
tij, që quhet Gazmend Hamidi,
50 vjeç. Ky i fundit i kishte
kërkuar rreth 200 mijë lekë pa
asnjë arsye, duke deklaruar se
përndryshe do ta vriste ose do
t‘i shkatërronte biznesin. Sipas
dëshmisë së tregtarit, në fillim
kishte menduar se ishte shaka,
pasi i njohuri i tij ishte bashkë
me një person tjetër. Madje, për
këtë i ka deklaruar Hamidit se do
të njoftonte policinë, por ai është
shprehur se nuk pyeste për njeri.
Në këto kushte, tregtari 51-vjeçar
ka vendosur të shkojë në polici
dhe të deklarojë se çfarë i kishte
ndodhur. Policia tha se tashmë
ka shpallur në kërkim Hamidin,
ndërkohë që po punon për identifikimin
e personit tjetër, pasi
dyshohen për "shtrëngim për
dhënie pasurie".