E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po lidhte energjinë, vdes nga korrenti

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen në Porto
Romano të Durrësit, ndërsa mundohej
të fuste një tjetër burim të energjisë elektrike
në shtëpinë e vet. Viktima e fundit e korrentit
në qytetin bregdetar të Durrësit është Luan
Dani, 35 vjeç, baba i dy fëmijëve. I ardhur vite
më parë në Durrës bashkë me familjen, Dani
është ngjitur në një shtyllë elektrike, rreth 150
metra larg shtëpisë për të shtrirë një tjetër linjë
energjie. Nga kontakti me korrentin ka gjetur
vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur
dje rreth orës 14.00 në Porto Romano.
Viktima është përpjekur të bëjë lidhjen mes
shtyllës së tensionit elektrik dhe shtëpisë së
tij pa marrë asnjë masë paraprake të sigurimit
vetjak teknik, ndërkohë që dhe ndërhyrja në
shtyllë si shumë të tjera të bëra nga banorët
ka qenë e paligjshme. Sipas të afërmve të tij,
viktima punonte si shofer furgoni në linjën
urbane që lidh zonën më veriore të qytetit,
Porto Romanon me qendrën e Durrësit. Dani
nuk është viktima e parë e korrentit, ndërsa
tentonte të furnizonte shtëpinë me të. Pjesa
më e madhe e familjeve të ardhura në zonat
periferike të qytetit, po dhe në ato rurale, i
kanë bërë vetë ndërhyrjet për të siguruar ujë
dhe energji elektrike nëpër banesat e tyre.
Në kushtet e mungesës së një funksionimi të
plotë të shtetit dhe strukturave përkatëse të tij,
përfshirë investimet në rrjet për të integruar
banorët e rinj të cilët, me të ardhur, mundohen
të gjejnë rrugët për të siguruar kushtet e
nevojshme për familjet. Në përpjekje për të
realizuar këtë, jo pak persona kanë mbetur
të vdekur, veçanërisht në zonën informale të
ish-kënetës ku telat në formë rrjete qëndrojnë
shumë afër me tokën, ndërsa shtrihen dhe
përgjatë gardheve të shtëpive. Janë afro 15 veta
që kanë humbur jetën ndër vite në këtë zonë
dhe të tjerë nëpër fshatra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›