E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë për “Jimmy Jump”

Jaume Marquet Cot, tifozi spanjoll që tentoi të rrëmbente trofeun e Kupës së Botës përpara nisjes së ndeshjes finale, u dënua me një gjobë prej 2000 rand afrikanojugorë, ose e barabartë me 209 euro.

Sipas të përditshme “The Star”, “Jimmy Jump” kishte tentuar të fshihte trofeun e Botërorit në një kapuç me ngjyrat e Spanjës. Ai u gjet fajtor nga një trup gjykues i ngritur enkas për kompeticionin.

“Ai u përpoq të vendoste kapuçin mbi trofe, jo ta vidhte. Ishte thjesht një gjest për të promovuar lirinë”, - shpjegoi për gazetën, miku i tij Aleks Sola.

“Jimmi Jump” është një personazh i njohur, pasi të njëjtën gjë kishte tentuar ta bënte edhe ndaj Roger Federerit gjatë vitit të kaluar në turneun Roland Garros.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›