Ueb: Dy orët më të vështira

Pas rikthimit të tij në Angli, Hauard Ueb, arbitri i finales së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Holandës (1-0, pas shtesave) dha deklaratat e para të tij. “Ishin dy orët më të vështira të karrierës sime. Fizikisht dhe emocionalisht. Unë u sulmova, por FIFA më mbështeti shumë”, - tha ai.
Haurard Ueb mori një shi kritikash pas takimit. Ai u akuzua pasi nuk përjashtoi me karton të kuq, Mark van Bomelin dhe Nigel De Jongin fajtorë të dukshëm në fillim të takimin, ndërkohë që nuk ndëshkoi Karles Pujolin në pjesën e dytë, kur Arjen Roben ishte pranë golit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili