E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta:E ardhmja e Torres, pas pushimeve

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë për "Daily Express", se Fernando Torres do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas pushimeve.

"Fernando ka qenë plotësisht i fokusuar në Spanjën dhe ne as që kemi biseduar për të ardhmen e tij deri dje. Ai do të shkojë në pushime me bashkëshorten dhe vajzën e tij, më pas do të bisedojë me Liverpoolin dhe do të merr vendime".

"Ai klub që e ka atë, ka fat që e ka në skuadër. David Villa thotë se Torres është sulmuesi më i kompletuar në botë, ndërsa e ardhmja e tij vendoset pas dy javësh", deklaroi Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›