E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si arritën të mbijetojnë pas këtij aksidenti? (FOTO)

Share

Dy grekë kanë shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti horror. Makina ku po udhëtonin, një Ferrari F430, goditi një pemë, u nda në dysh dhe u dogj. Dëshmitarët thanë se makina që kushton rreth 150 mijë euro po udhëtonte me shpejtësi në rrugët e lagura të Athinës. Makina ngjyrë gri goditi një ndarëse rrugësh, u përplas në pemë dhe u nda në dysh.

Për fat të mirë zjarrfikësit ishin afër dhe arritën të nxjerrin shoferin dhe pasagjerin nga makina. Më pas makina shpërtheu në flakë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›