E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi plani ekonomik shton papunesine

Nje plan kursimi teper te rrepte recension -26 nga -4 qe arriti sivjet dhe papunesi qe do te shkoje ne 145 nga 116 qe u regjistrua gjate ketij viti parashikon per 2011 projektbuxheti i shtetit qe ka miratuar qeveria greke dhe ka cuar per miratim ne parlament ministri i Financave .

Me kete projektbuxhet bejme nje hap me te madh per konsolidimin e financave te shtetit toneper te vendosur themelet e nje zhvillimi te qendrueshem qe do te krijoje investime dhe vende pune te reja tha George Papaconstantinou ministri grek i Financave.

Vleresimi i shtabit te kesaj Ministrie eshte te reduktoje deficitin shteteror me 7 te GDB ne vitin e ardhshem perkundrejt objektivit prej 78. E thene ndryshe qeveria greke do qe te ule borxhin nga 183 miliard euro ne 163 ne vitin e ardhshem.
Per tja arritur kesaj grekeve do tu duhet te paguajne 3.6 miliard euro me shume taksa. Qytetaret e thjeshte mbi 670 milion euro me shume ne krahasim me vitin 2010 ndersa bizneset rreth 610 milion euro me pak per arsye te recensionit. Ata qe do te paguajne rreth 41 me shume taksa se sivjet do te jene poseduesit e pasurive te patundshme.

Natyrisht vete fakti qe qeveria ka synim nje deficit te ulet fiskal per 2011 krahasuar me ate te parashikuar nga FMN dhe BE skenari baze eshte shume inkurajues. Kjo tregon nje angazhim nga qeveria greke per te arritur objektivat fiskale per vitin 2011 tha Platon Monokroussos zyrtar i Ekonomise ne bankes EFT.

Por megjithe kete program kursimesh nevojat e shlyerjes se detyrimeve financiare kane rritur akoma me shume borxhin e shtetit duke e cuar ne 155 te GDP ose ne 360 miliard euro. Kryeministri Papandreu ne mbledhjen e kabinetit te tij percolli mesazhin optimist se sakrifica e qytetareve do te zhgenjeje ata qe besuan se Greqia do te falimentoje. Nga ana e tyre sindikatat greke vazhdojne te reagojne ndaj masave antikrize dhe diten e enjte Greqia do te paralizohet perseri nga greva e pergjitshme 24 oreshe e Unionit te nenpunesve te sektorit shteteror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›