E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobitet ACR RISHM Ne galeri cakmak e cigare

Mungesa e disiplinës në punë dhe mos zbatimi i rregullave mund të jetë shkaku kryesor i shpërthimit të ndodhur në nivelin e 16-të në Bulqizë. Veç kësaj, shkelja e këtyre rregullave ka sjellë dhe penalizim financiar për kompaninë ACR dhe disa punonjësve të këtij subjekti. Reparti i Inspektim Shpëtimit në Miniera ka vendosur të penalizojë me 500 mijë lekë gjobë kompaninë ACR. 

Gjobë është vendosur dhe për shefin e ajrimit të galerive në masën 150 mijë lekë. Penalizimet janë vendosur pas një kontrolli dhe analize të punës që i është bërë minierës që ka marrë me koncesion kompania ACR. Drejtuesi i RSHM-it, Sajmir Zekaj sqaroi për Albanian Screen se masë administratve me gjobë është vendosur dhe për drejtorin e Minierës dhe kryeinxhinierin. Sipas kreut të RISHM, në shumë procese të punës nuk zbatohen rregullat e përcaktuara për proceset nëntokë.

Provat më të fundit janë  mbetjet e cigareve dhe çakmaqet e gjetura në vendin e shpërthimit. Specialistët thonë se kjo është hipoteza kryesore e ngritur për shpërthimin e hidrogjenit, pasi kjo lëndë ndizet vetëm nga shkëndijat. Të gjitha këto prova i janë dërguar prokurorisë për të arritur në një përfundim mbi shpërthimin e ndodhur në Bulqizë.

Florian Papadhimtri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›