Korçë: Pranga Inspektorit, vidhte paratë

Një inspektor i tatimeve në Bashkinë e Korçës ka përfunduar në pranga pas abuzimit me detyrën.
Sipas policisë, falë operacionit "Taksambledhësi" është arrestuar Ernest Shishmani 35 vjeç banues në lagjen nr 17 Korçë, me detyrë "Inspektor i mbledhjes së taksave të parkimit" në Bashkinë e Korçës.
Shtetasi i mësipërm në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrën, mblidhte taksa prej të cilave nuk priste biletat e parashikuara në ligj, dhe vidhte një sasi të konsiderueshme të ketyre taksave duke përfituar sasi të mëdha lekësh nga mos arkëtimi i këtyre parave në arkën e Bashkisë.
Në momentin e kapjes këtij shtetasi iu bllokuan në cilesine e provës materiale:
- Bileta parkimi.
- Mandate arkëtimi .
- 7.500 lek te reja.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetim.