E Diel, 1 Nëntor 2026

Stadium i ri Bumci Presim federaten e futbollit

Stadiumi i ri kombëtar ka qenë një nga temat më të nxehta në debatet e Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku minsitri i sporteve Aldo Bumci ka qenë i pranishëm në një seancë dëgjimore. Pyetjes së deputetëve të partisë Socialiste në lidhje me vonesën për nisjen e ndërtimit të impiantit të ri, Bumci është përgjigjur se qeveria shqiptare ka ngritur pjesën e buxhetit që i takon, ndërsa pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Federata e Futbollit.

"Në lidhje me ndërtimin e stadiumit 'Qemal Stafa' qeveria shqiptare ka bërë gjithcka që është në përgjegjësinë e saj, që ka të bëjë me bazën ligjore, transferimin e shoqërisë anonime, krijimin e një bordi, dhënien e një fondi. Patjeter, 300 mln lekë të reja është një fond që tregon vullnetin e qeverisë dhe deri më sot ky fond mbetet i ngrirë. Ky projekt madhor do të ndërtohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me federatën shqiptare të futbollit e cila në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, me donatorë të huaj do të krijojë mudësinë e ngritjeve të fondeve", tha Aldo Bumci, ministër MTKRS.

Bumci i është përgjigjur edhe cështjeve të tjera që kanë lidhje me sportin si korrupsioni, shpërblimet e sportistëve dhe përgatitjet për përfaqësimin në Lojrat Olimpike Londër 2012. Sipas tij, me anë të investimeve qeveria shqiptare po krijon kushte e nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përfaqësimit dinjitoz të sportit shqiptar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›