E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria, ditë romantike në Paris

Victoria Beckham po pret me padurim të kalojë disa ditë të bukura me David, gjatë shpërnguljes së tij në Paris.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere është shumë e lumtur që bashkëshorti i saj futbollist ka lidhur kontratë me ekipën franceze Paris Saint Germain. Ajo beson se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë të jetojnë disa ditë romantike.

“Victoria pati një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi. Ishte situatë shumë stresuese pasi ka pas shumë gjëra që kërkonin vendim. Por më pastaj ata kuptuan se Paris do të jetë një mundësi e mirë për të dy dhe tashmë janë shumë të lumtur”, ka thanë një burim për magazinën Closer.

“Në këtë mënyrë ata do të jetojnë në Britaninë e Madhe afër familjes, ajo mund ta hap dyqanin e parë në Londër dhe do të mund të punojë në kryeqytetin e modës, në Paris. Ata e duan qytetin dhe kanë memorie të mrekullueshme në të”, vazhdoi burimi duke shtuar se Victoria beson se romanca që të ofron Parisi mund të shpëtojë çdo martesë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›