Gjonçaj: Ristani nuk flet në emër të KQZ-së
Sipas Gjonçajt, kryetari i KQZ-së nuk flet në emër të institucionit, por në emër të vet ose të Partisë Demokratike.
“Kryetari Ristani nuk flet në emër të Komisionit qendror të Zgjedhjeve,por në emër të vet ose të Partisë Demokratike. Deklaratat e Ristanit janë të pavërteta, dhe me këtë ai dëshiron të manipulojë opinionin publik. Para se të jepet rezultati i zgjedhjeve duhet fillimisht të përfundojë procesi i numërimit dhe pas tij të merren në shqyrtim ankesat e subjekteve politike”, theksoi Gjonçaj.
Përfaqësuesi i opozitës në KQZ deklaroi se PS-ja pritet të marrë një tjetër mandat nga kutitë e panumëruara në Qarkun e Fierit.