E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Gripi i derrit në shkallë të pafrenueshme

Kryetarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, në konferencën mbi gripin e derrit të organizuar në qytetin Kankun të Meksikës, tha se ishte e kotë që të mundoheshin për ta ndalur sëmundjen, sepse kjo e fundit tashmë kishte arritur në një shkallë të pafrenueshme.

Eksperimentet laboratorike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan se në strukturën genetike të virusit H1N1 ishte gjetur mangësi.

Nëpër studime doli në pah se gripi i derrit nuk kishte aftësinë e virusit normal të gripit, që fuqizohej gjatë ndërrimit të stinëve, për t’u përhapur. Kurse deklaratat që erdhën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ishin jo të qarta.

Sipas të dhënave të fundit të deklaruara në Francë, numri i të infektuarve me gripin e derrit në këtë vend ka arritur në 776.

Deri në këtë moment në të gjithë botën janë identifikuar 77 mijë raste dhe 332 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›