Gjoncaj: KQZ, numërimi i fletëve në kundërshtim me ligjin

Genc Gjoncaj, përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, denoncon vendimarrjen e KQZ-së, duke e cilësuar të jashtëligjshme. Në një deklaratë për shtyp nga selia rozë, Gjoncaj akuzoi këtë institucion, i cili sipas tij, po vepron me praktika të kundraligjshme, qartazi duke ndjekur shembullin e PD-së.
“KQZ në këtë fazë, nuk mund të ndryshojë në tavolinën e numërimit të përfunduar nga grupet e numërimit” tha më tej Gjoncaj duke shtuar se kjo betejë, bëhet për të investuar në këtë vendimarrje pas kërkesës së PD-së, pas shpalljes së rezultatit të Bashkisë së madhe.
Duke vënë pikat mbi i, për përfaqësuesin e PS-së, kjo procedurë është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe eshte jo transparent.