E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati për Tiranën, numërohen fletët e kontestuara

Mesa duket, procedura e numërimit të votave nuk ka një afat të caktuar. Për këtë, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ka nisur numërimi i fletëve të panumëruara, duke ndryshuar kësisoj dhe tabelën përmbledhëse përfundimtare. Në ambjentet e KQZ-së ka marrë start numërimi, kjo pas pushimit deri në orën 17.00, nga të gjithë anëtarët në konsensus të plotë.
 

Në kutinë 20 21/1 e cila është hapur në orën 17.23 mësohet se nga dy fletë të kontestuara, kryetari i KQZ-së Arben Ristani miratoi një fletë për kandidatin për kryetar Bashkie Edi Rama dhe një tjetër për këshill bashkiak në favor të Partisë Demokratike.
 

Në vijim , kutia 20 29/1, u kontestuan pesë fletë votimi, konkretisht për kryetarin e njësisë bashkiake. “Nga numërimi i kutisë 20 29/1 u konstatuan fletë votimi të gjetuara, për njësinë bashkiake, 2 vota për PD, për kryetar Bashkie 1 votë për kandidatin e PS Rama, 2 fletë për kandidatin demokrat Lulzim Basha. Këto të pasqyrohen në tabelën përkatëse” tha më tej Ristani.

Ora 17.50, shënon hapjen e kutisë së 36, ndërsa jo pak debate është krijuar në ambientet e KQZ-së nga të dyja palët, duke mos gjetur gjuhen e përbashkët. Kryetari Ristani shpalli të vlefshme një fletë për kandidatin për kryetar Bashkie Lulzim Basha dhe një tjetër për këshill bashkiak në favor të Partisë Demokratike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›