Gjoncaj Procesi qesharak do ta apelojme
Partia Socialiste e cilesoi si qesharake dhe te kunderligjshme procesin e ndjekur nga KQZ-ja duke bere te ditur se i gjithe procesi do te ankimohet. Paraprakisht mund tju them sic e kam thene edhe ne ditet e kaluara qe ishte nje proces qesharak nje proces qe ne cdo pjese te tij tregoi parregullsite dhe me keqardhje konstatuam faktin qe materiali zgjedhor nen administrimin e KQZ-se u fut ne procesin e ketij hetimi te ketij komisioni i pasigurt shpeshhere i deformuar me probleme te natyrave te ndryshme ku me tipikja ishte ajo qe ju e keni pare dhe te gjithe njerezit kane pare basti i humbur i zotit Ristani per integritetin e nje kutie qe misheronte gjithcka ndodhi ne komision ku vezhguesit tane nxoren nje zarf nga nje kuti thuajse e sigurt sipas percaktimit te KQZ-se tha Gjoncaj. Por ketij qendrimi te opozites iu kundervu zedhenesi i KQZ-se Leonard Olli i cili e cilesoi procesin si me transparentin i cili erdhi si rrjedhoje e vendimit te Kolegjit Zgjedhor. Vendimmarrja eshte me transparente sepse eshte publike. E sakte jane procedurat qe ka parashikuar ligji dhe Kodi Zgjedhor. Pra saktesia me transparencen jane dy elemente te ndryshem. Saktesia nuk mund te diskutohet ne nje Komision Qendror te Zgjedhjeve ne institucionin me te larte te administrimit dhe certifikimit te zgjedhjeve ne vendin tone pra ne Shqiperi. Nese dikush mund te kete paqartesi mund te vije dhe te ankohet dhe ne KQZ por mund te shkoje me pas edhe ne Shkallen e Dyte te ankimit Kolegji tha Olli. Sipas tij te gjitha shifrat qe kane dale tashme nepermjet tabelave respektive po perpunohen nga drejtoria e teknologjise dhe informacionit me pas do tu mblidhen tabelave respektive dhe menjehere do kalohet ne publikimin e shifrave perfundimtare.