Zv.ambasadori i OSBE monitoron kutine e fundit
Dita e fundit e numerimit te kutive te Tiranes qe synonte vleresimin e fleteve te kontestuara eshte monitoruar nga zevendeskryetari i Prezences se OSBE-se ne Tirane Dan Redford. Gjate gjithe kohes ai se bashku me vezhguesit e ODIHR kane monitoruar procesin e numerimit te kutive te votimit per Bashkine e Tiranes. Nen vezhgimin e nderkombetareve u realizua procesi i hapjes se kutive per KZAZ 55 qe i perket njesise bashkiake 11 qe perfshin zonen e Laprakes. Prezenca e Redford duket se ka ndikuar qe procesi i rivleresimit te votave te ecte me nje shpejtesi te madhe e mbi te gjitha te sheshonte perplasjet ndermjet perfaqesuesve te mazhorances dhe opozites ne KQZ.
Pavaresisht se zyrtarisht misioni i ODIHR ka perfunduar ne Tirane nje pjese e eksperteve te saj ne numer te limituar ka qendruar per te ndjekur procesin e vleresimit te votave te kontestuara. Dy dite me pare ne KQZ ishte prezent ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart. Ai pati nje takim 15-minutesh me kryekomisionerin Arben Ristani ku ne fokus te bisedimeve ishte procesi i vleresimit te votave te kontestuara. Kisha disa informacione per ate qe po ndodh ketu prandaj erdha ketu qe te njihem nga afer me procesin dhe doja vete qe te eliminoja cdo lloj komenti ne lidhje me kete tha Volfart pas takimit me Ristanin. Shefi i prezences se OSBE-se beri te qarte ne te njejten kohe dhe rendesine e faktit qe ka integriteti i procesit te hapjes se kutive. Nuk dua te bej ndonje koment te vecante. Procesi i vleresimit te votave duhet te zhvillohet me integritet te plote. Jam ketu thjesht per te vezhguar nga afer procesin e numerimit tha Volfart.