Brukseli shuan shpresat e Shqiperise per anetaresim
Bashkimi Europian ka futur me nje kembe ne gjirin e vet vendin ballkanik Kroacine beri te ditur gjithashtu se do te firmose vitin e ardhshem traktatin me tre vende te tjera sic jane Mali i Zi Maqedonia dhe Serbia nderkohe qe ka lene jashte portes Shqiperine. Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso deklaroi qarte dje ne Bruksel se nuk ka asnje shprese per ato vende qe nuk realizojne reformat e kerkuara. shte me se e sigurt se pa kryerjen dhe konsolidimin e atyre reformave ne nuk mund te japim shpresa per anetaresime deklaroi ne menyre te qarte portugezi i cili drejton ekzekutivin e Bashkimit Europian. Te gjitha keto deklarata dje jane bere ne konferencen e shtypit ne Bruksel ne mbyllje te Samitit te Krereve te Shteteve te 27 vendeve te BE-se ku u mor vendimi per pranimin e Kroacise si anetare me te drejta te plota ne vitin e ardhshem. Samiti europian deklaroi zyrtarisht mbylljen e negociatave per anetaresim me Kroacine 20 vjet pas shpalljes se pavaresise. Kryeministrja e Kroacise Jadranka Kosor deklaroi se eshte nje moment historik per Republiken e Kroacise per qytetaret e Kroacise dhe e gjithe kjo po ndodh ne prag te 20-vjetorit te pavaresise se Kroacise. Ndersa Presidenti i BE-se Herman Van Rompuy deklaroi se ne vitet qe vijne ky samit europian do te mbahet mend si takimi qe i shtroi rrugen anetaresimit te Kroacise ne Bashkimin Europian. Nga data 1 korrik Presidenca e Bashkimit Europian do te drejtohet nga Polonia e cila ne fund te mandatit te saj do te mbaje samitin me te rendesishem europian per Ballkanin. Ne samitin e vitit te ardhshem pritet nenshkrimi i traktatit te anetaresimit me Kroacine e po keshtu vendet anetare pritet te shprehen bazuar ne rekomandimin e komisionit per nisjen e bisedimeve te anetaresimit me Maqedonine Malin e Zi e madje dhe Serbine e cila fiton keshtu automatikisht dhe statusin kandidat ne BE. Qendrimi i djeshem i Presidentit te Komisionit Europian ka ardhur pas anulimit te vizites qe do te mbante ne Shqiperi me 20 maj.
ListaDisa dite me pare Komisioni Europian publikoi listen e vendeve ballkanike qe do te pranoheshin ne Bashkimin Europian duke vendosur Shqiperine ne vendin e peste ku Mali i Zi dhe Serbia kane parakaluar ndjeshem vendin tone. Cenimi i standardeve te zgjedhjeve te 8 majit ka shtyre pa afat procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Paralajmerimin e pare per pasojat e mosarritjes se standardeve ne zgjedhje e dha me 21 qershor ne Bruksel kryekomisioneri per Zgjerimin Stefan Fule i cili beri publike faktin se Shqiperia nuk plotesoi 1 prej 12 rekomandimeve ate te zgjedhjeve. Ne konferencen per shtyp bashke me ministrin e Jashtem malazez Milan Rocen pas Keshillit te Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi Fule tha se vazhdon te mos e shohe fundin e ngercit politik ne Shqiperi. Ai beri te ditur se Shqiperia numerohet e pesta ne renditjen e BE-se per zgjerimin me vendet e Ballkanit. E me pas kemi Shqiperine dhe ku vitin e kaluar opinioni yne per Shqiperine percaktoi 12 prioritete kyce e midis tyre ishte dhe ai per zgjedhjet lokale. Gjate muajve te fundit une vijoj te mos e shoh fundin e ketij ngerci politik por shpresoj shume qe partite politike do te fokusohen ne rruget ligjore per te zgjidhur ceshtjet e mbetura hapur. Shpresoj se ata do te mobilizohen mbi fokusin e axhendes sone te zgjerimit e te shenojne keshtu njefare progresi gjate kesaj rruge qe mbetet deri ne publikimin e raportit te progresit tha Fule. Pas Shqiperise renditet Bosnja me kaosin e saj te tri qeverive brenda nje shteti e Kosova shteti me i ri i Ballkanit.