Gjoncaj: Shqetësim problemet me listat
Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kjo për plotësimin e vendeve në KZAZ.
Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjocaj ka shprehur shqetësimin me listat ndërsa ka theksuar se KQZ duhet të regjistrojë anëtarët e PS-së në KZAZ. Më tej, ai ka deklaruar se listat janë dorëzuar ditën e djeshme.
Arben Ristani, kryetar i KQZ-së deklaroi:
“Ju keni te drejtë të drejtohuni ne Komitetin zgjedhor, por kjo do të thote se ju e keni pranuar këtë veprim. Ju duhet të veproni institucionalisht. Ne lista ka disa mangësi.
Emrat e përcaktuar nga KQZ-te për KZAZ-të duhet të mbahen në punë. Ne do të bëjmë cdo gjë që këto zgjedhje të mos bojkotohen. Përsa i takon sekretarëve, 31 persona janë në rregull me dokumentacionin” tha më tej ai.