Gjoni: Berisha e Meta pengesë për liberalizimin e vizave
Sipas kësaj partie, qeveria Berisha-Meta ka dështuar në përmbushjen e standardeve, duke i lënë shqiptarët prapa maqedonasve dhe malazezëve.
“Partia Socialiste bashkohet me qëndimin e raporteres për liberalizimin e vizave në Parlamentin Europian Tanja Fajon se rruga për të mundësuar heqjen e regjimit të vizave mbetet përmbushja e standardeve dhe jo akuzat e pabazuara që vijnë nga tellallët e Berishës në drejtim të opozitës”, tha deputeti socialist Ilir Gjoni. Sipas Gjonit, asnjë nga masat e parashikuara për çështjet e rendit publik t’u zbatuar gjatë muajit shtator sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë Qeveria në korrik të këtij viti nuk është realizuar.
Gjithashtu, sipas kësaj partie nuk është zbatuar Strategjia dhe Plani i Veprimit kundër Trafikut të Drogës. Disa prej pikave të tjera, që sipas deputetit socialist nuk janë realizuar, është ajo që ka të bëjë me masat për aksesin në informacion mbi kapjen e drogës dhe personave të përfshirë në Pikat e Kalimit Kufitar si dhe nuk është amenduar ligji Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Nuk është zbatuar Strategjia Ndërsektoriale si dhe Plani i Veprimit Antikorrupsion.
“Nuk janë implementuar ende plotësisht rekomandimet e Këshillit të Europës (GRECO) për cështjet e korrupsionit. Nuk është forcuar ende sistemi i kontrollit të brendshëm dhe aktiviteteve antikorrupsion në administratën publike dhe organet e zbatimit të ligjit. Nuk është përforcuar bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit. Në të kundërt, dy ministra të kabinetit Berisha kanë shantazhuar drejtësinë duke marrë nën sqetull përfundimisht cdo qelizë të shtetit të së drejtës”, tha më tej deputeti Gjoni.
Ai sqaroi se faktori pengues i procesit të liberalizimit të vizave në Shqipëri është, korrupsioni në veçanti dhe krimi i organizuar e varësia e drejtësisë nga pushteti. “Integrimi i Shqipërisë në BE nuk bëhet as me propagandë boshe e as me letërkëmbime ministrore. Ai kërkon impenjim e përkushtim të tërë strukturave të shtetit për të forcuar administratën publike, duke pasur një gjyqësor të pavarur e të paanshëm, prokurorë të specializuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit”, tha gjatë konferencën për shtyp.