Pakistan, ofensivë kundër talebanëve dhe al-Kaidës
Avionët luftarakë nisën sulmet ajrore kundër vendstrehimeve të militantëve në orët e vona të ditës së djeshme, disa orë pasi trupat pakistaneze komando mësynë një ndërtesë me zyra duke shpëtuar 39 persona, të marrë peng pas një sulmi rebel në zyrat qendrore të ushtrisë.
"Avionët sulmuan dhe shkatërruan dy prej vendstrehimeve të tyre në Makeen dhe Ladha dhe eiliminuan një total prej 16 militantësh", deklaroi shefi rajonal i shërbimeve sekrete pakistaneze.
Militantët talebanë në Pakistan që kanë lidhje me al-Kaidën kanë zhvilluar sulme të shumta kundër shënjestrave qeveritare dhe ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit duke shkaktuar vdekjen e qindra personave.
Ushtria ka zhvilluar operacione ajrore dhe artilerie në Waziristanin Jugor për disa muaj me radhë, ndërkohë që trupat e këmbësorisë po përpiqen të bllokojnë disa rajone dhe të përçajnë fraksionet militante.
Por një ofensivë tokësore, që mund të konsiderohet si prova më e rëndësishme për ushtrinë pakistaneze, që nga koha kur militantët ndëmorrën aganzhimin rebel kundër qeverisë, nuk ka nisur ende.
Ministri i Brendshëm i Pkistanit, Rehman Malik deklaroi gjatë një interviste për Reuters nga Singapori, ku ndodhet për një vizitë pune, se një ofensivë tokësore do të niste branda shumë pak orëve.