Gjoni: Padia e dy biznesmenëve për 20 %, fatale për kryebashkiakun Rama
Tiranë, 17 shtator, NOA Partia Demokratike ka vijuar dhe sot akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Deputetja e PD-së Adriana Gjoni u shpreh se padia që kanë bërë dy investitorët në zonën e liqenit për marrjen e 20 për qindëshit ështrë dhe akuza më fatale për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Lartësimi i kullave në 35 kate, që të shtohej vlera e 20%-shit, është skema që çonte kësaj radhe në 100 milion euro pasurim Leprin e Ramës. Dokumenti dhe deponimet e investitorëve janë fatale për Kryetarin e Bllokmenëve të rinj që vetëdeklarohet i pashtëpi, u shpreh Gjoni.
Ajo e ka cilësuar dhe si të pabesueshëm faktin se kreu bashkisë ka vetëm 3 mijë euro. Edvin Kristaq Rama është i vetmi politikan që me emrin dhe me firmën e tij ka vetëdeklaruar se është i pastrehë, dhe në 12 vite ka kursyer vetëm 3 mijë euro.
Kjo, që në fakt duket nje anekdotë, e ka vënë zotin Rama në një situatë aspak të lehtë, tha Gjoni, ndërsa e ka cilësuar dëshminë e dy investitorëve Arjan Tartari dhe Rrahman Slemanllari si këmbanën që bie për Mr.20%.
a.k/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30666-gjoni-padia-e-dy-biznesmeneve-per-20-fatale-per-kryebashkiakun-rama","title":"Gjoni: Padia e dy biznesmenëve për 20 %, fatale për kryebashkiakun Rama","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });