Ligori: Halimi paguhej nga Tartari si anëtar i bordit të një kompanie bixhozi

Tiranë, 17 shtator, NOA Pas padisë së bërë në prokurori nga deputeti i PS-së, Eduard Halimi ka reaguar dhe Partia Socialiste. Deputetja e PS-së, Shega Ligori publikoi sot një dokument që sipas saj fakton se Halimi ka qenë anëtar i këshillit mbikëqyrës të një kompanie që merret me lojërat e fatit.
Deputeti Halimi asnjëherë nuk pati kurajën për ti dhënë përgjigje pyetjes sonë e cila zbardhet përmes këtyre dokumenteve, morali i zotit Halimi është edhe më i cenuar kur shfrytëzon postin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për të mbrojtur ish punëdhënësin e tij Arian Tartari njëherësh bashkëjetues i deputetes Albana Vokshi, u shpreh Ligori.
Ajo ka paraqitur para mediave vendimin e regjistrimit në Gjykatën e Tiranës të Shoqërisë tregtare International Technology System Albania me objekt organizim lojërash fati e lotarish. Me pronar z. Arian Tartari bashkëjetuesin e deputetes Vokshi, dhe me anëtar të këshillit mbikqyrës të kësaj shoqërie Z. Eduard Halimi, i cili sipas akteve të shoqërisë rezulton se ka marrë pagë nga bashkëjetuesi i deputetes Vokshi, u shpreh Ligori.
Ajo ka shtuar se meqenëse deputeti Halimi ka vendosur të bëjë kallëzim në prokurori e i sugjeroj që kur të shkojë në Porkurori të marrë me vete edhe këto dokumente të gjendura në arkivën elektronike të Vision Construction në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, u shpreh Ligori.
a.k/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30673-ligori-halimi-paguhej-nga-tartari-si-anetar-i-bordit-te-nje-kompanie-bixhozi","title":"Ligori: Halimi paguhej nga Tartari si anëtar i bordit të një kompanie bixhozi","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });