Halimi publikon dokumenta: Tregojnë se Shega dhe Rama shpifën ndaj meje

Tiranë, 17 shtator, NOA Sot Edvin Rama, me qëllimin e vetëm për të sfumuar gjobën 20 % apo 100 milonë euro, nxori Shega Ligorin për tju treguar një dokument të vitit 2003 të një kompanie të licencuar nga Arben Malaj.
Me këto fjalë e ka nisur deklaratën e tij për shtyp, deputeti Eduard Halimi, në kundërpërgjigje të akuzve që iu bënë sot publikisht nga deputetja Shega Ligori, sikur ai ka qenë anëtar i këshillit mbikqyrës të një kompanie që merret me lojërat e fatit.
Por ajo fshehu në mënyre të qëllimshme vendimin e Gjykatës të Formës së Prerë nr.30491/4 të vitit 2005, (para 5 vjetësh) i cili ka çertifikuar mosekzistencën time në këtë shoqëri dhe po ua vë juve në dispozicion sepse keni të drejtë të njiheni me të vërtetën, deklaroi Halimi.
Duke shtuar se u është drejtuar organeve të drejtësisë të sekuestrojnë pallatin në qendër të Tiranës në emër të zonjës dhe zotit Ligori, për të siguruar dëmshpërblimin për demin e shkaktuar në dinjitetin e tij nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Shegës së tij.
Ndaj dhe i them sot Ramës se as me Shegë dhe as me Mollë nuk mund të mbulosh dot gjobën 100 milionë euro që i ke vënë kompanisë Vision constraction, përfundon deklarata e Halimit.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30700-halimi-publikon-dokumenta-tregojne-se-shega-dhe-rama-shpifen-ndaj-meje-","title":"Halimi publikon dokumenta: Tregojnë se Shega dhe Rama shpifën ndaj meje ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });