Gjoreski, buldozeri i krahut majtë te Tirana

Sasho Gjoreski është përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes së Tiranës. Maqedonasi i ardhur nga skuadra ceke e Brno ka të gjitha cilësitë që kërkojnë kampionët në fuqi. Sipas gazetës "Sporti shqiptar" (Aurel Celibashit), mbrojtësi që shfaqi një rendiment të mirë në fazën përgatitore, ka një kontratë deri në fund të sezonit me opsion shtyerje edhe për një vit.