Kastrioti, s’ka paga, në prag të shpërbërjes

Kastrioti është në prag të shpërbërjes. Mosmarrja e parave në ditën e premtuar (ditën e hënë) i ka detyruar lojtarët të kërcënojnë drejtuesit e klubit me largim. Sipas gazetës "Sporti shqiptar" (Fatmir Thacit), lojtarët nuk kanë pranuar kompromise, por kanë braktisur stërvitjen.