E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuetaret 90.000pushke jashte kontrolli

Te tjera rreth shkrimit PDF - Ja debati ne Kuvend Ne Shqiperi jane ne duar te njerezve 100 mije arme gjahu nga te cilat vetem 10 mije jane ne duar te gjahtareve profesioniste qe i kane deklaruar dhe regjistruar ato per qellimin qe kane pra per gjah. 90 mije armet e tjera kane shqetesuar Komisionin e Sigurise ne Kuvendin e Shqiperise i cili ka diskutuar kete problem edhe pse vetem nje vit me pare me 1 Mars 2010 eshte aprovuar ligji Per gjuetine.

Propozimi ne komision per disa shtesa e ndryshime ne Ligjin per Gjuetine eshte bere nga deputeti i Partise Demokratike te Vlores Kreshnik Cipi shqetesimi i te cilit eshte konsideruar serioz si nga deputetet e partise se tij ashtu dhe nga deputetet e opozites. Sipas procesverbaleve te Kuvendit anetaret e ketij komisionit Paulin Sterkaj Osman Metalla Ben Blushi Gazmend Oketa e kane pare te arsyeshem ndryshimin por kane kerkuar gjitheperfshirje ne debat dhe te shoqatave dhe ambjentalisteve edhe pse vetem nje vit pas aprovimit te ligjit. Pajisja me arme gjahu duke kaluar permes shoqatava apo federatave te gjahut do te conte ne mbajtjen ne kontroll te situates per 90 mije armet e tjera.

JA NJE PJESE E DEBATIT NE KOMISION

BEN BLUSHI - Pyetja ime eshte pse duhet te jesh detyrimisht anetar i nje shoqate per te pasur te drejten e gjuetise Une e di qe te jesh futbollist duhet te jesh patjeter i federuar ne nje klub por nuk mund te jesh gjuetar i pavarur Cfare standardi nderkombetar ka ketu

LEONARD DEMI - Zoti Blushi ne nuk e dime me detaje kete pune sepse nuk jemi gjuetare por ka qendrime qe mbeshtesin qenien ne shoqata.

ILIR GJONI - Kjo qe thote zoti Blushi eshte e rendesishme sepse aktualisht cdo shtetas ka te drejten qe ne cdo dyqan apo qender qe tregton arme gjahu ta bleje nje te tille ta regjistroje ate ne polici dhe pastaj te dale jashte cdo lloj kontrolli. Qellimi mund te jete per arme gjahu por ne jemi te ndergjegjshem qe armet e gjahut jane shume te fuqishme ndoshta edhe me te fuqishme sesa armet e lehta si pistoleta e te tjera. Kjo krijon probleme edhe per sigurine dhe rendin publik. Organizimi ne shoqata gjuetaresh dhe edukimi
per nje gjueti te kontrolluar permes gjuetareve eshte i domosdoshem sepse ata nuk jane vrastare ne vetvete por jane edhe mbrojtes te flores mdhe te faunes. Megjithate une perseri i qendroj faktit qe i gjithe legjislacioni per sa u perket ketyre ceshtjeve duhet rishqyrtuar. Une propozoj nje moratorium per sa i perket gjuetise per nje periudhe te caktuar kohore sepse jemi te ndergjegjshem qe flora dhe fauna jone po shkaterrohen e po masakrohen
ne menyre te jashtezakonshme. Do te vije nje moment kur ne do te ndodhemi perpara nje situate katastrofike e cila do te reflektohet edhe ne ekonomine e vendit. hellip

ARDIAN TURKU - Ky projektligj eshte shume i rendesishem ne te gjitha
elementet por problemi me i rendesishem per kete komision eshte ai qe ngriti zoti Gjoni per pajisjen me arme gjahu. Ne mos gaboj shifra e njerezve te pajisur me arme zjarri eshte diku mbi 100 mije nderkohe qe te organizuar ne shoqatat e gjuetareve jane rreth 90 mije. Pra na rezulton qe shumica prej tyre nxjerrin leje vetem per te pasur nje arme ne shtepi. Kete problem nuk mund ta zgjidhe ligji Per gjuetine. mPrandaj organizimi apo anetaresimi ne nje shoqate te gjuetareve nga njera ane dhe nenshtrimi ndaj te gjitha rregullave qe parashikon ligji Per gjuetine nga ana tjeter jane elementet kryesore qe duhet te menjanojne pjesen e 90 -it qe regjistrohen si gjahtare te cilet marrin armen dhe nuk e perdorin per gjah por per gjera te tjera.

PAULIN STERKAJ PS - Une mendoj qe ne si Komision i Sigurise nuk jemi ketu per te rregulluar sistemin e gjuetise por jemi per te rregulluar
sistemin e sigurise kombetare. Ketu del qe ka 100 mije arme gjahu ne duart e shqiptareve. Nga keto 10 mije arme jane te regjistruara dhe 90 mije te tjera jane te paregjistruara ne shoqata. Une mendoj qe ne si Komision i Sigurise duhet ta veme theksin jo per te rregulluar problemin e gjuetise sesa per te rregulluar problemin e sigurise. Jane shume 90 mije arme te cilave nuk u dihet destinacioni. Ata kane pretekstin se jane gjuetare por mund te jene gjahtare te problemeve te tjera. Sipas informacioneve qe kemi ka disa shoqata te miratuara dhe nje federate te miratuar ku gjuetia futet ne fushen e sportit. Ashtu si te gjitha sportet e tjera keto shoqata mund
te kene edhe dy federata sepse keto nuk ndalohen me ligj. Keto shoqata si sportet e tjera duhet te ingranohen ne federata me qellim qe te behet me mire kontrolli dhe disiplinimi qofte i perdorimit te armes mqofte edhe i shfrytezimit te gjuetise sepse gjuetia ka disa kushte dhe norma. Une e kuptoj qe 100 mije arme gjahu bejne nje ushtri.

GJOKEuml ULDEDAJ - Une kisha nje sqarim. Nisma ligjore e zotit Cipi ka lidhje me krijimin e nje federate gjuetaresh. Federata e Gjahut si shoqate sportive qe tha zoti Sterkaj eshte tjeter dhe kjo eshte dicka tjeter se pastaj krijohen probleme. hellip

PAULIN STERKAJ - Zoti Uldedaj ti je marre pak me gjueti ka gjueti shpendi lepujsh dhelprash dhe gjueti njerezish. Ketu behet fjale qe shoqatat te mund te bashkohen sipas interesit te fushes qe kane. Por nuk do te ishte keq qe shoqatat ta kene si detyrim me ligj qe te inkuadrohen ne nje federate sepse eshte shume me e lehte per Qeverine ti kontrolloje.

LEONARD DEMI - Zoti Oketa urdheroni

GAZMEND OKETA - Une do te perpiqem te qendroj brenda elementeve te sigurise. Ndoshta do te huazoja krahasimin qe perdori kolegu Blushi kur beri pyetjen lidhur me nenin 4. Ne fakt kur degjon shifrat 100 mije arme dhe qe 10 mije prej tyre jane ne perdorim te perditshem mund te bejme nje ndarje 10 mije mund ti quajme gjahtare profesioniste kurse keta te tjeret ti konsiderojme 90 mije amatore. Gjithsesi kur degjon nje shifer te tille te krijohet shqetesimi lidhur me ceshtjen e sigurise nese keto arme mund te perdoren per qellime te tjera por ne nuk kemi pse te hamendesojme sepse kemi statistika lidhur me krimin ne Shqiperi. Para dy javeshne kishim ne komision ministrin e Brendshem dhe ne duhet tu referohemi ketyre statistikave. Ne rast se ka nje numer te madh krimesh te cilat jane kryer me arme gjahu atehere ne si Komision i Sigurise nemenyre urgjente duhet te nderhyjmedhe te japim rekomandimetperkatese. Ne rast se shifrat jane teper te uleta nese jane raste sporadike aksidentale ose per vetembrojtje brenda baneses atehere mendoj se kjo shifer nuk perbenshqetesim per ceshtjet e sigurise kombetare. Jam dakord me propozimin per ta shtyre.

Komisioni i Sigurise e shtyu diskutimin per ndryshime ne Ligjin per Gjuetine duke i lene pergjegjesine dhe kohen Ministrise se Mjedisit per te pergatitur legjislacionin qe do te rregulloje Ligjin per Gjuetine. Duhet shpresuar qe ligjevenesit te gjejne nje zgjidhje per regjistrimin dhe mbajtjen nen kontroll te 90 mije armeve te tjera qe jane ne qarkullim aktualisht te paregjistruara e te palokalizuara nga Shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›