Gjuetia e paligjshme po zhduk faunen e eger

Specialisti Zotaj Jane dhene leje per rreth 100 mije arme gjahu. Shume arme edhe nga ata qe bejne gjueti te paligjshme
Gjuetia e paligjshme eshte shqetesuese. Konfirmimi vjen nga sekretari i shoqates se gjuetareve Lelo Aleksi. Sipas tij problematike jane sidomos rastet e armeve te gjahut qe mbahen pa leje. Ai thote se ata qe mbajne keto arme kthehen ne rrezik per zhdukjen e shume llojeve shpendesh dhe kafshesh te egra.
Nga gjuetia pa kriter po zhduken fellenxa e fushes fazani lepuri pasi gjuhet me drita naten etj. E keqja eshte se ata qe nuk jane gjuetare nuk gjuajne me sezone dhe demtojne shpezet dhe kafshet e egra ne sezonin e shtimit te tyre gje qe eshte e papranueshme.
Per kete shoqata e gjuetareve po bashkepunon me policine pyjore per shtimin nga ana e saj te kontrollit ndaj gjuetise abuzive dhe ajo ka marre persiper qe ta vendose situaten nen kontroll te plote.
Ne nje takim te organizuar ne Prefekturen e Durresit nje muaj me pare specialisti i Ministrise se Mjedisit Haki Zotaj tha se rrezikimi i faunes se eger vjen ngase jane ne terren nje numer i madh i armeve te gjuetise. Ai u shpreh se jane dhene leje per rreth 100 mije arme gjahu dhe se shume arme kane ne perdorim edhe persona qe bejne gjueti te paligjshme.
Tender per zonat e gjuetise
Ne Drejtorine e Sherbimit Pyjor te Qarkut te Durresit eshte zhvilluar nje tender per percaktimin e disa zonave te cilat do te shfrytezohen per gjueti turistike nga subjekte private. Nga 4 zona qe u tenderuan jane percaktuar si fituese vetem 2 prej tyre me nje siperfaqe te pergjithshme prej 8000 ha.
Drejtori i Ndermarrjes Pyjore Enver Masha thote se ne to do te ushtrohet gjuetia nga 1 tetori i ketij viti deri me 15 shkurt te vitit te ardhshem. Sipas Mashes ne qarkun e Durresit ndodhen 8 zona gjuetie dhe pas tenderimit te ketyre 2 zonave 6 zona te tjera mbeten ne dispozicion te Shoqates se Gjuetareve.
Ai konfirmon se perfitimi financiar i ketij tenderimi eshte rreth 16 milione leke te vjetra. Pas perfundimit te tenderit eshte bere edhe firmosja e kontratave perkatese mes Ndermarrjes pyjore dhe subjekteve. E gjithe siperfaqja pyjore me zona gjuetie ne Durres perfshin rreth 20 000 ha territor.
Sezoni i gjuetise ka nisur me 1 tetor. Po me kete kane dale ne pah edhe shume probleme shqetesuese.
Kreu i shoqates se gjuetareve Asti Hanxhari deklaron se nga 5000 gjuetare qe ka Qarku i Durresit. rreth 4700 prej tyre nuk kane paguar detyrimet qe u takojne ligjerisht si ndaj shoqates ashtu edhe kundrejt Ndermarrjes Pyjore.
Hanxhari shprehu shqetesimin edhe per faktin sipas tij te shtimit te gjuetise pa leje me arme ilegale dhe qe gjuajne edhe ne periudhat e shtimit te shpezeve te egra dhe e demtojne mjaft faunen gje qe ka ndikuar edhe ne uljen e numrit te tyre.
Ndersa per rrethin e Durresit numri i gjuetareve eshte rreth 4000 vete pagesat e kuotizacionit jane bere vetem nga rreth 300 anetare ne nje kohe qe rregulloret jane qe detyrimi i anetaresise me nje kuote prej 1000 lekesh te reja duhet paguar cdo vit dhe nese kalojne 2 vite pa paguar me statut anetarit i hiqet e drejta e mbajtjes se armes. Nderkohe qe konflikti i mospagimit me pyjoren eshte me i madh si dem ekonomik.
Tarifat e gjuetise per te jane percaktuar me rreth 2000 leke per gjuetaret ne Qarkun e Durresit ndersa per te gjuajtur ne te gjithe vendin tarifa eshte 10 000 leke te reja. Ne Durres nga 300 vete qe kane paguar tarifat e shoqates vetem gjysma kane paguar tarifat e rrethit dhe te gjuetise ne te gjithe vendin. Pra rreth 150 vete. Demi ekonomik i pyjores shkon ne disa milione leke.