E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tukaj Ja shkeljet e koncensionarit turk

UZINA E TELAVE/ Punetoret akuzojne pronarin turk se prej vitesh po i neperkemb duke mos i paguar dhe pushuar nga puna

54 punonjesve su paguhen sigurimet. Borxhi qe pronari i ka ISSH-se e tatimeve eshte 17 milione leke


SHKODR - Shteti shqiptar hesht para kesaj qe po ndodh prej vitesh ne uzinen e vetme te ketij lloji ne Shqiperi ndersa ne jo vetem neperkembemi por dhe lihemi pa pune nga pronari qe e ka marre me koncesion. Keshtu shprehen punonjes te uzines se telave ne Shkoder te cilet kane nje jave qe nuk punojne pasi drejtuesit e firmes turke qe e ka me koncesion kete uzine u kane thene te shkojne ne shtepi se nuk ka pune.


Punetoret shprehen se prej vitesh ata neperkemben nga ky administrator qe nuk i paguan rregullisht nuk u paguan sigurimet shendetesore dhe kur kundershtojne apo kerkojne te drejtat e tyre i largon nga puna pa kthim edhe kur kjo fitohet ne rruge ligjore.


Sipas punetoreve ne rast se shteti shqiptar nuk do te nderhyje atehere do te jene ata qe do te marrin ne dore fatet e uzines qe gjate ketyre viteve qe i eshte dhene me koncesion firmes turke vetem eshte shkaterruar.


Por nuk jane vetem punetoret qe shprehen te revoltuar per ate qe ndodh ne uzinen e vetme te ketij lloji ne vend. Edhe sindikatat jo pak here kane ngritur zerin per ate qe ndodh ne kete uzine pas dhenies me koncesion.


Koncesionari turk i ka shkelur te gjitha pikat e kontrates me shtetin shqiptar i cili nuk nderhyn per ta zgjidhur kete kontrate. Keshtu shprehet kryetari i BSPSH-se se prefektures Shkoder Albert Tukaj i cili shpjegon ate qe po ndodh ne uzinen e kabllove e cila i eshte dhene me koncesion firmes turke Alcable per 30 vjet.


Ajo eshe e vetmja e ketij lloji ne Shqiperi. Jane 95 ha toke 12 reparte e 5 magazina qe i jane dhene per 30 vjet turkut qe ne vitin 2001 ndersa ai nuk ka zbatuar asnje pike te kontrates. Sipas Tukajt ne kontrate parashikohet investimi i 10 milione dollareve dhe shtimi i vendeve te punes por deri tani jo vetem nuk eshte investuar asgje por eshte shitur gjithcka qe ishte aty si dhe jane larguar punetore nga puna.


Numri i punonjesve sipas kontrates koncesionare eshte i detyruar por pronari turk nuk e ka zbatuar dhe i largon punonjesit sipas deshires.


Ne shkurt te 2006-s largoi nga puna 11 punonjes e specialiste dhe me pare 7 te tjere te gjithe anetare te BSPSH-se qe kerkonin tu paguheshin sigurimet shoqerore dhe te kishin kushte pune. Edhe pse keta fituan gjyqin perkates nuk u moren me ne pune. Sipas anetareve te sindikates aty punonjesit persekutohen nga punedhenesi turk si ne kohen e mesjetes.


Ata qe guxojne te kundershtojne largohen nga puna pa asnje motivacion. Kete fat pesuan dhe disa prej anetareve te BSPSH-se qe bene nje greve ku kerkonin siguri ne pune pasi ndihen te rrezikuar dhe me jete dhe pagese te sigurimeve shoqerore.


Denoncimet publike nuk kane munguar por ata qe i kane bere jane larguar nga puna ndersa institucionet perkatese qe duhet te bejne kontrolle e marrin masa nuk veprojne- thote Tukaj.


Ai shton se aktualisht jane 54 punonjes qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore dhe borxhi qe pronari turk i ka institutit te sigurimeve shoqerore dhe institucioneve tatimore te shtetit shqiptar eshte 17 milione leke ka shlyer nje pjese por puna qe ben nuk premton. Kushtet e punes se punonjesve sipas Tukajt jane teper te rrezikshme dhe me pasoja per jeten e shendetin.


Ai punon kryesisht me treg te brendshem jo ne parametrat e duhura prodhon haptaz evazion fiskal dhe tel jashte standardit. Ka shitur gjithe pasurine qe ishte aty lingota bronzi e bakri shkel kushtet e kontrates se koncesionit punon me faza kur ka lende te pare dhe nuk i paguan punetoret edhe pse nuk eshte faji i tyre kur nuk punohet.


Largon punonjes pa asnje motiv duke shtuar papunesine ne Shkoder dhe ajo qe perfitojne ata eshte futja ne skemen e ndihmes ekonomike. Per te gjitha ato qe ai ben qe nga viti 2001 ne Shkoder eshte ne dijeni Ministria e Ekonomise.


Ne si sindikate kemi kerkuar bisedime dhe me palen e shtetit por i ka refuzuar. Firma qe ka marre kete ndermarrje me koncesion eshte fantazme dhe nuk e njeh askush eshte imagjinare.


Ai shkel ligjin ne permasa te medha dhe askush nuk nderhyn. Cilado qeveri qofte nuk ka nderhyre per ta kontrolluar e ndeshkuar kete koncesionar qe vetem grabit shiptaret.


Nuk kemi besim tek asnje prej institucioneve qe duhet ta bejne kete vecanarisht OSHA Organi Shteteror i Autorizuar - mbikeqyres i shtetit per koncesionet pasi presionet e abuzimet nuk i lene keto institucione te bejne detyren. Te larguarit nga puna sot enden rrugeve dhe pse jane specialiste te zote qe kane punuar me vite te tera ne ate uzine.


Presioni psikologjik mbi punetoret eshte i jashtezakonshem. I bej thirrje Sali Berishes ta marre vete ne dore kete situate dhe tia heqe koncesionin Alcable-s qe nuk zbaton asnje pike te kontrates se bere ne vitin 2001 me shtetin shqiptar perfshire dhe investimet qe duhej te bente thote Albert Tukaj.


Punetoret tregojne se nga shteti shqiptar kjo firme koncesionare eshte gjobitur me 154 milione leke te reja per moszbatim te pikave te kontrates se koncesionit por ato nuk i ka paguar dhe askush nuk vjen per te zbatuar ligjin dhe per ta debuar kete firme qe shkaterroi gjithcka.


Pervec ketyre ai u ka borxh shuma te konsiderueshme parash klienteve vendas te cileve u ka marre parapagese per mallin dhe kete nuk e ka dorezuar- shprehen punetoret.


Ata shtojne se kane vendosur te marrin disa hapa te tjere demokratike dhe po qe se shteti nuk nderhyn jane te vendosur te pershkallezojne veprimet e tyre deri edhe ne bllokim te turkut per te hyre ne fabrike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›