E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe treni me cisterna gazi del nga shinat

LEZH - Dy vagona te nje treni me cisterna gazi kane dale nga shinat ngjarje kjo e ndodhur rreth ores 0200 ne fshatin Zejmen te Lezhes. Te njejtat burime pohuan se treni i transportit me 14 vagone ishte nisur nga Durresi dhe kishte per destinacion Zagrebin.


Fatmiresisht ky incident eshte mbyllur pa ndonje tragjedi pasi cisternat e gazit ishin te boshatisura. Shkak i daljes nga shinat edhe ne kete rast mesohet te jete amortizimi i rrjetit.


Ne vendngjarje kane mberritur menjehere specialistet e Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhave te cilet bene te mundur rivendosjen e vagoneve ne shina. Shpeshhere eshte ngritur shqetesimi i amortizimit te linjave hekurudhore ku nje prej linjave me te amortizuara eshte edhe ajo Tirane- Lezhe-Shkoder.


Transporti hekurudhor ka humbur shume pike ne tregun e konkurrences me mjete te tjera te transportit. Pavaresisht se vitet e fundit jane kryer disa nderhyrje kryesisht ne stacionet e udhetareve por edhe ne zevendesimin e traversave perseri transporti hekurudhor nuk eshte ne nivelin e duhur.


Edhe ne linjen Lezhe-Shkoder muajt e fundit eshte bere zevendesimi i traversave te drurit te cilat ishin teper te amortizuara dhe jane vendosur traversa te reja betoni por megjithate linja ne segmente te caktuara eshte teper e amortizuar.


Nderkohe krahas mungeses se elementeve te sigurise nje tjeter problem qe shfaqet ne linjen hekurudhore mbeten dhe mbi 100 mbikalime te paligjshme te ngritura ne te gjithe gjatesine e linjes hekurudhore Lezhe- Shkoder - Malesi e Madhe te cilet duke qene te paligjshme jane edhe te pambrojtura dhe te pakontrolluara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›