E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet shkaku i ndarjes së Jennifer Lopez nga Anthony

Ndarja e Jennifer Lopez me bashkëshortin e saj, Marc Anthony, ishte surprizë dhe të gjithë filluan të hamendësonin për motivet. Menjëherë pas ndarjes, mediat hodhën hipotezat e para, duke përfshirë këtu videon hard të Lopez, tradhtitë e mundshme të saj dhe borxhet. Por, sipas “Us Weekly”, e vërteta është krejt ndryshe. Shkaktare për divorcin nuk është Lopez, por Anthony. Ky i fundit mendohet se e ka tradhëtuar Lopez me një stjuardesë të nxehtë, me të cilën kishte filluar një marrëdhënie. Lopez nuk e ka duruar dot këtë dhe ka vendosur që ta lërë menjëherë këngëtarin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›