E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha shqipe mberrin jashte vendit kontigjenti i librave


Tashme femijet shqiptare ne emigracion do te kene mundesi te mesojne gjuhen shqipe historine e gjeografine fale dergimit te 5600 librave ne vendet ku ata jetojne.
Ministria e Jashtme dhe ajo e Arsimit kane mundesuar ne prag te vitit te ri nje dhurate te vecante per femijet shqiptare ne diaspore duke derguar librat ne Greqi Itali e Britanine e Madhe. Nderkaq po behet gati nje sasi librash per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto deklaroi se perhapja e gjuhes shqipe mbetet perparesi.
Ai theksoi gjithashtu se kjo ministri do vijoje te punoje per permiresimin e sherbimeve konsullore per emigrantet shqiptare si dhe hapjen e pikave te reja per aplikimin per pasaportat biometrike.
Kryediplomati shqiptar nenvizoi gjithashtu se shume shpejt do te hapen edhe qendra kulturore aty ku ka komunitete shqiptare.
Ndersa ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaroi se kjo ministri do te vijoje te sigoroje teskstet per femijet e emgiranteve shqiptare ndersa do te vazhdoje edhe kualifikimi i mesuesve qe mesojne kete femje.
Te pranishem ne kete takim ishin drejtues te komuniteteve shqiptare ne Greqi Itali e Gjermani .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›