E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviq në Serbi pas dhjetë vjetësh?

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd rreth 20 shtatorit, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, shkruan gazeta e Podgoricës “Vikend novine”.Medie të Podgoricës përkujtojnë se më herët ishte se vizita e Gjuknaoviqit në Beograd do ta pasojë vizitën zyrtare të Ivica Daçiqit në Mal të Zi e cila është planifikuar për në fillim të shtatorit.

Gjukanoviq në Beograd pritet të takohet me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliqin, kryeministrin Daçiq dhe me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiqin.

Për herë të fundit në Beograd Gjukanoviq kishte qëndruar gjatë varrimit të kryeministrit serb të vrarë Zoran Gjingjiq, në marsin e vitit 2003./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›