E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjunkshi: Berisha e dinte për viktimat para festës. Nuk ka pasur korrupsion me rekrutimin

Share

Gjenerali Xhemal Gjunkshi, pavarësisht se një raport i Wikileaks e nxjerr se përfitonte 7 mijë dollarë për dërgimin e ushtarëve shqiptarë në misione të ndryshme, ka mohuar që të ketë korrupsion. Duke folur në emisionin Debat në vision Plus, ai ka thënë gjithashtu se kryeministri Berisha ka pasur dijeni për ngjarjen e ndodhur në Afganistan me ushtarët shqiptarë, para se të niste festën me të rinjtë e PD-së.

 Zoti Berisha ka pasur dijeni për ngjarjen përpara se të shkonte tek festa e FRPD?

Kryeministri ka pasur dijeni në momentin që u zhvilluar festa.

 Si ndodhi?

Me ndodhjen e ngjarjes, është thirrur menjëherë për ndihmë helikopteri për ndihmë i evakuimit mjekësore. Për 7 minuta ka bërë evakuimin ka bërë transportimin në Kandahr. Gjatë rrugës Petrit Vogli ndërroi jetë. Ndërsa rreshti amerikan sëbashku me nëntetarin Pecin u futën për t’u mjekuar. Gjatë kësaj periudhe u dha lajme që Vogli vdiq. Konfirmimi erdhi nga shefi.Poparë edhe nga kjo komandë erdhi njoftimi tjetër që edhe ai ndërroi jetë. Rreth orës 19:30 na ka ardhur lajmi tjetër, në atë moment kishte ardhur edhe kryeministër, për të cilin unë me një pejsë e stafit i raportuam. Në atë moment ka ardhur njoftimi i dytë që ka qenë vdekje klinike dhe njoftuan që erdhi në jetë. Ne morëm masat, ishte dhimbje shumë e madhe, një humbje për të cilin ne duhet të jemi krenar, por morëm vesh lajmin që Peci po luftonte për jetën, atëherë e dërguam njoftimin tek familja. Pas konfirmimit me shumë gëzim vumë në lëvizje ekipin dhe dhamë lajmin e dytë.

 Ka pasur herë pas herë zëra që ka korrupsion për dërgimin e këtyre trupave. Sa është pagesa aktualisht?

Është rreth 100$ në ditë. Misionet janë 6-mujore.

 A ka korrupsion në lidhje me rekrutimin?

Nuk ka asnjë rast, në mënyrë kategorike, s’kam asnjë informacion. Ne kemi struktura, shërbim informativ dhe polici ushtarake, nuk kemi raste të tilla.

Është legjendë urbane e gjithë kjo që flitet?

Kam shërbyer 3 vjet, përpara se t’inistrupat në mision iu kam thënë, ju shoh në sy dhe më shikoni në sy, sot e sa të jem këtu, do t’i shoh përsëri në sy. Organet kompetente le të vazhdojnë të procedurat, jam i hapur për t’u hetuar. Mos të harrojmë që jemi në Shqipëri dhe në momentin që kam ecur përpara në karrierë më kanë sulmuar dhe më pas kam dalë i pastër.

 Gjeneral Vladimir Qirjazi ngre po të njëjtat pretendime

Dera e Shtabit të Përgjithshëm të tij është e hapur, është një vendim i marrë në kuadër të ligjeve.

Po çështja e akuzave?

S’kam asnjë lidhje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›