E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i ri: Gjoba gazetarëve të TVSH-së nëse bëjnë komente në lajm

Share

Mazhoranca ka pranuar në komisionin e reformës zgjedhore propozimin e opozitës për të mos lejuar asnjë reklamë qeveritare gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidenti nuk do ketë më reklama qeveritare, vetëm njoftime që kanë të bëjnë me sigurinë publike ose me shëndetin publik. Ndërkohë opozita ka bërë një propozim, që pretendon se do e kufizojë propagandën në televizionin publik. Ajo ka propozuar gjoba të majme nëse në lajmet që transmeton TVSH bëhen komente, propagandë ose mbahen qëndrime politike. Në raste të tilla reporteri dënohet me 20 mijë lekë gjobë, redaktori përgjegjës me 30 mijë lekë, drejtori i informacionit me 35 mijë lekë dhe drejtori i përgjithshëm me 60 mijë lekë gjobë. Problemi është se në atë televizion propagandën nuk e bëjnë gazetarët, por Sali Berisha e Jozefina Topalli që shfaqen në atë ekran gjatë gjithë edicionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›