E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Tiananmenit, kujtohet vetëm në Hong Kong

Hong- Kongu sot shënon shtypjen e përgjakshme të protestave për demokraci në Pekin, të cilat u mbajtën në vitin 1989. Grupet pro-demokracisë shpresojnë që të mbledhin 150 mijë njerëz në marshimin vjetor që mbahet në parkun Viktoria.

Qindra, ndoshta mijëra njerez, besohet se kanë vdekur kur qeveria nxori tanket dhe ushtarët që të spastrojnë sheshin në fjalë, natën mes 3 dhe 4 qershorit më 1989, duke i dhënë kështu fund të dhunshëm protestave gjashtë javore për demokraci.

Hong Kongu, një ish koloni britanike, i është rikthyer udhëheqjes kineze në vitin 1997, por vazhdon te mbajë një autonomi gjysmake rreth të drejtave të lirisë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për të protestuar, e drejtë kjo që mungon në Kinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›